Boki 13 dhe Katica Janeva do të gjykohen për “Reket”


Boki 13, Zoran Kiçeec dhe Katica Janeva do të paraqiten në sallën e gjykimit. Gjykata Penale mori vendim të prerë- të dyshuarit do të gjykohen në rastin “Reket”. Akuza e Vilma Ruskoskës është pranuar. Gjykata vendimin e ka marrë pa praninë e avokatëve në seancë me dyer të mbyllura.

Ankesat e të dyshuarve hidhen poshtë si të pabaza kurse aktakuza miratohet në tërësi. Ndaj këtij vendimi, sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, nuk lejohet e drejta e ankesës”-thonë nga Gjykata Penale.

Avokatët e të akuzuarve janë të befasuar nga shpejtësia me të cilën ka vendosur gjykata. Kanë pritur që për shkak të interesit të madh të opinionit për rastin “Reket”, Penalja ta pranoj propozimin dhe vlerësimin e akuzës të jetë e hapur për opinionin.

Nuk pritja që aq shpejtë do të vendoset. Së paku pritja se vlerësimi I aktakuzës do të jetë në seancë publike. Jemi të përgatitur për gjykimin, kemi strategji se si do të mbrohemi, ndërsa kemi edhe listën e dëshmive“-tha Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Për një rast të këtillë të mos ketë seancë publike nuk mund ta kuptoj. Unë kërkova seancë publike. Tani presim të caktojnë gjykimin, kemi dëshmi dhe tashmë është e qartë se nuk kemi kërkuar marrëveshje me Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion”-theksoi Aleksandar Novakovski, avokat i Zoran Kiçeecit.

Tani të akuzuarit dhe avokatët presin datën se kur do të fillojë gjykimi dhe cili gjykatës do të gjykojë rastin. Ai do të caktohet përmes sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve AKMIS. Në “Reket” të akuzuar janë Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski. Sipas aktakuzës së Ruskoskës, ata kanë marrë1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, i dyshuar për larje parash në rastin “Perandoria”. Boki 13 ka zhvatur, Zoran Kiçeeci ka kontraktuar takime, ndërsa Katica Janeva nën ndikimin e Bokit, ka pasur për detyrë t’ia lehtësojë pozitën Kamçevit dhe t’i mundësojë, gjykata t’i japë pasaportë të përkohshme. Ish-shefja e PSP-së, si shpërblim ka marrë si dhuratë mobilie me vlerë prej 5 mijë euro dhe 50 mijë euro në para të gatshme, për çka Prokuroria ka edhe fotografi të Janevës pranjë një grumbulli të devizave. Ajo dhe Boki 13 janë paraburgosur në Shutkë, derisa Zoran Kiçeec është në arrest shtëpiak.

Bojan Stojanovski

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com