Çavuşoğlu: Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia do të forcojë bashkëpunimin me Ballkanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati turk merr pjesë në Dialogun Strategjik në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë.

Në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu potencoi mbështetjen e Turqisë për të vazhduar “paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm” në Ballkan.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me gjeografinë e Ballkanit”, tha Çavuşoğlu.

Ai pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e delegacioneve të tjera në samit.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com