
Tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë një nivel alarmant dhe zhvillimet e fundit po shtojnë frikën për një përshkallëzim të madh ushtarak.
Raportimet flasin për lëvizje të pazakonta strategjike, ndërsa në skenë përmendet edhe “avioni i Kiametit”, një avion komandues që përdoret në rast të një lufte bërthamore.
Paralelisht, po përmendet gatishmëria e nëndetëseve bërthamore dhe mundësia e përfshirjes së Rusisë në konflikt, gjë që do ta kthente krizën në një përplasje globale.
“>Analistët paralajmërojnë se çdo lëvizje e gabuar mund ta çojë rajonin drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm, ndërsa bota po ndjek me ankth zhvillimet e fundit.
