
Një gazetar izraelit publikoi një video para shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila sipas tij ishte shkatërruar nga raketa iraniane, duke pretenduar se ai mund të ketë vdekur nën rrënoja.
Sipas raportimeve, nga llogaria në rrjetin social X e Zyrës së Kryeministrit të Izraelit u publikua një postim ku thuhej: “Po punojmë intensivisht për të arritur kontakt me të.” Megjithatë, ky postim u fshi pas një kohe të shkurtër.
Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të kabinetit të luftës në Izrael nuk mori pjesë kryeministri Netanyahu. Mbledhja u drejtua nga ministri izraelit Israel Katz, ndërsa më parë këto mbledhje zakonisht kryesoheshin nga vetë Netanyahu.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e Netanyahu.