
Situata në Lindjen e Mesme po tensionohet gjithnjë e më shumë, ndërsa analizat për zhvillimet e fundit po shtohen.
Duke folur për Vip Magazine, juristi dhe analisti Romeo Kara ka komentuar konfliktin dhe lëvizjet strategjike të Iranit. Sipas tij, vendimet e fundit të Teheranit përbëjnë një gabim fatal, duke shtuar se Irani po e humb gradualisht luftën dhe po shkon drejt një faze dëshpërimi dhe presioni të madh ndërkombëtar.
Kara ka zbuluar edhe disa prapaskena që, sipas tij, tregojnë se situata për Iranin po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
