
Një histori tronditëse tradhtie dhe abuzimi ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Leçes në Itali. Një 30-vjeçare po hetohet për joshje të të miturve, pasi akuzohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të pastër erotike djalit të dashnorit të saj.
Ajo që nisi si një thashethem rrugicash në një fshat të vogël të Salentos, u kthye në një çështje penale kur 16-vjeçari, i gjendur në presion të lartë psikologjik, vendosi të rrëfehej te nëna e tij. Ai i dorëzoi asaj telefonin, ku shfaqeshin bisedat tronditëse me gruan që babai i tij mbante si dashnore prej kohësh.
“A do të bësh seks me mua?” dhe “Shihemi dhe bëjmë bashkë ato gjërat e bukura që bëjnë burrat dhe gratë, por mos i thuaj gjë babit”, ishin vetëm disa nga kërkesat e 30-vjeçares drejtuar adoleshentit.
Në komunën e vogël ku jetonin protagonistët, lidhja jashtëmartesore e babait ishte një “sekret publik”. Banorët mjaftoheshin me pëshpëritje pas dritareve dhe vështrime mosmiratuese në rrugët e qendrës, por askush nuk e imagjinonte se guximi i gruas do të arrinte deri në tentativën për të joshur djalin e partnerit të saj.
Shpërthimi i kësaj “bombe” brenda familjes ka sjellë pasoja të pakthyeshme. Gruaja (nëna e 16-vjeçarit), sapo zbuloi mesazhet në nëntorin e kaluar, ka kërkuar menjëherë divorcin. Nga ana tjetër bashkëshorti ka braktisur shtëpinë dhe në mënyrë paradoksale, ka shkuar të bashkjetojë pikërisht me 30-vjeçaren që tentoi të joshte djalin e tij.
Prokuroria e Leçes ka nisur punën për të vërtetuar bazueshmërinë e akuzave. Një ekspert i fushës po kontrollon telefonat dhe bisedat në rrjetet sociale për të konfirmuar origjinalitetin e mesazheve. Po pyeten personat që kishin dijeni për lidhjen dhe sjelljet e 30-vjeçares.