Helikopteri përplaset me avionin në Spanjë, 7 të vdekur

Një përplasje në ajër ndërmjet një helikopteri dhe një aeroplani të vogël në ishullin spanjoll të Majorkës ka shkaktuar 7 viktima këtë të diel, lajmëruan autoritetet lokale.

Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë në helikopter, si dhe dy burra në aeroplan. Mediat lokale raportojnë se helikopteri ishte në një turne, kur edhe u shkaktua incidenti. Një nga viktimat që ishte në helikopter ishte italian, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press.
Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë aksident. Kryeministri i përkohshëm i Spanjës, Pedro Sanchez, u dërgoi ngushëllime në Twitter familjeve të viktimave dhe shprehu trishtim për “aksidentin tragjik”. Asnjë detaj nuk bëhet me dije në këto momente. /BW/

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com