
Televizioni zyrtar i Republikës Islamike të Iranit ka transmetuar pamje ku pretendohet se janë kapur 180 ushtarë amerikanë, përfshirë elementë të forcave speciale Delta Force. Sipas transmetimit, këta ushtarë janë parashutistë dhe komando që po merren nga autoritetet iraniane.
Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë dhe mediat ndërkombëtare nuk kanë konfirmuar asnjë kapje të tillë. Ekspertët e sigurisë theksojnë se Delta Force zakonisht operon në ekipe të vogla, dhe një kapje e 180 ushtarëve do të shkaktonte një krizë ndërkombëtare të menjëhershme.
