Macron: Lufta kundër DEASH-it është prioritet

Pas takimit katër-palësh për Sirinë në Londër, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se lufta kundër DEASH-it është prioritet, raporton AA.

“Jo të gjitha pasiguritë në Siri janë larguar, por ka një vullnet për t’i dhënë përparësi luftës kundër DEASH-it. Kjo është e rëndësishme për mua”, tha Macron.

Para samitit të NATO-s, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti Macron u takuan në Londër me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Macron theksoi se puna duhet të vazhdojë për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe se bashkëpunimi për refugjatët duhet të vazhdojë.

I pyetur për presidentin Erdoğan, i cili së fundmi kritikoi komentet e presidentit francez se NATO-s i ka “vdekur truri”, Macron tha se, “Kam pasur rastin ta takoj personalisht. I respektoj të gjithë. Ju nuk më dëgjuat duke mos respektuar dikë. Të gjithë marrin përgjegjësi. Unë mendoj se Turqia është një vend i madh. Kam respekt të thellë për popullin turk”.

Lidhur me mosmarrëveshjen me Turqinë për grupin terrorist YPG/PKK, Macron tha se PKK-ja është listuar si një organizatë terroriste nga Franca.

“Ne nuk mund ta pranojmë YPG-në si terroriste. (Erdoğan) nuk pajtohet. Kjo mosmarrëveshje nuk u largua sot”, tha Macron.

Vendet evropiane dhe SHBA në përgjithësi e cilësojnë PKK-në si një grup terrorist, por jo edhe degën siriane të saj, YPG/PKK-në.

“Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e territorit turk. Megjithatë, nuk duam të harrojmë se kush luftoi DEASH-in”, tha Macron.

Turqia më 9 tetori nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Sipas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-të dhe Rusinë, Turqia pauzoi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e Sirisë.

Ankaraja synon që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për t’i hapur rrugën kthimit të sigurt të 2 milionë refugjatëve sirianë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com