Ndalohen katër persona në Tetovë, posedonin marijuanë


Zyrtarët policorë të Sektorit për punë të Brendshme të Tetovës një ditë më parë rreth orës 22:45 minuta kanë privuar nga liria 25 vjeçarin A.J. nga Tetova dhe 20 vjeçarin K.Sh. nga fshati Sellcë i Tetovës, si dhe dy të mitur nga Tetova të moshës 16 dhe 17 vjeç. Gjatë kontrollit në dy makina njëra Seat Ibiza me targa të Tetovës dhe tjetra Opel Korsa, gjithashtu me targa të Tetovë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuanës.

Nga liria është privuar edhe 23 vjeçari A.J. nga Tetova i cili ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e punës së tyre zyrtare gjatë privimit të katër personave të lartpërmendur. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojnë paditë përkatëse.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com