Nga panairi më i madh i automjeteve: Makinat e së ardhmes

Frankfurt Auto Show është panairi më i madh në botë i automjeteve.

Kompani nga e gjithë bota vijnë aty për të treguar prototipat dhe konceptet e makinës të së ardhmes.

Në galerinë e mëposhtme do të shikoni mjete të cilat do t’iu lënë pa fjalë.

Këtë vit megjithatë do të ketë disa mungesa: një duzinë prodhuesish kanë hequr dorë nga ekspozimi i modeleve të tyre në qytetin gjerman; kostot sa vjen e rriten e kështu formula tradicionale e sallonit ka nisur të japë shenja krisjeje. Për ketë arsye do të mungojë aleanca Nissan-Mitsubishi, brandet premium Aston Martin, Cadillac, Rolls-Royce, Volvo, Chevrolet e dy japonezet, Toyota dhe Mazda.

Vëmendjen do ta rrëmbejnë kështu grupet kryesore VW, Bmw e Daimler. Bmw po pret Frankfurtin për të prezantuar gjeneratën e fundit të suv-coupé X6; në panair debuton edhe seria e saj e re 8 Gran Coupe. Mini Coper SE është e gjitha elektrike me emetime zero. Drejt një skenari të tillë lëviz dhe Volkswageni me modelin ID3.

Fordi gjithashtu e ka përqendruar vëmendjen tek makinat elektrike dhe Kuga-n e re dhe modelet hibride që përfshijnë dhe Puma Hybrid./Alsat

 

 

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com