Policia po sekuestron dokumentacionin e objekteve pa leje në Durrës

Me urdhër të prokurorisë policia gjyqësore po sekuestron të gjithë dokumentacionin e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi. Ndërkohë që po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit. Bashkia e Durrësit tashmë ka vënë në dispozicion të Qeverisë listën e ndërtuesve të Durrësit.

Prokuroria e Tiranës një ditë pasi nisi hetimin për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, iu është drejtuar me një shkresë bashkisë dhe policisë, duke i urdhëruar të mos bëjnë asgjë veprim pa miratimin e prokurorëve. Në kërkesën e saj Prokuroria, kërkon nga Bashkia e Tiranës dhe policia që duhet t’i vënë në dispozicion Prokurorisë listën me objektet e dëmtuara.

Prokuroria e Tiranës

Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara. Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria, e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve”.

/SHENJA/

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com