PSP-ja kërkon anulimin e proceseve gjyqësore


Pozita e palakmueshme e Prokurorisë Speciale u reflektua edhe në sallën gjyqësore. Për herë të parë që nga arrestimi i Katica Janeva, një prokuror i PSP-së kërkoi që gjykimi të shtyhej për shkak të situatës aktuale. Burim Rustemi kërkoi të mos ketë gjykim për rastin TNT derisa të përcaktohet përfundimisht se kush do t’i përfaqëson lëndët – prokurorë specialë apo të rregullt … Nga PSP-ja informuan se në adresën e ka arritur njoftimi se Prokurorit të Shtetit Ljubomir Jovevski është i gatshëm t’i merr përsipër lëndët. PSP-ja njoftoi se nesër do të del me qëndrim për dorëzimin e lëndëve, provave, e bisedave të përgjuara apo bombave siç njihen ndryshe në opinion.. Sidoqoftë, mbetet dilema për statusin aktual të PSP-së dhe fatin e punonjësve të saj.

Dhe përderisa vijon pranim- dorëzimi i rasteve, avokatët e të akuzuarve në rastet e PSP-së me këmbëngulje pohojnë se operacioni i këtillë është joligjor.

Si mundet që dikush t’i marrë lëndët kur ekziston Ligj për Prokurorinë Speciale, i cili ka fuqi juridike, nuk është i shfuqizuar dhe sipas tij, PSP vazhdon të ekzistojnë deri më 15 shtator të vitit 2020, me opsion që të vazhdojë edhe më tutje, njëherë në vit. Si mundet një prokuror që është në paraburgim me veprimin e vet praktik ta shfuqizojë Ligjin për prokurori publike”-tha Boro Tasevski, avokat.

Prokurori i Shtetit, Ljubomir Jovevski, sqaroi për Alsat dy ditë më parë se pasi ti merr përsipër rastet e PSP-së, ato do t’i shqyrtojë një nga një. Do të shqyrtohet se në cilën fazë janë, dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të vendosë, nëse prokurorët e PSP-së duhet të kthehen në prokuroritë amë nga kanë ardhur ose jo. Nëse vendoset që të kthehen si prokurorë të rregullt, nuk përjashtohet mundësia që Jovevski të njëjtëve t’ua japë lëndët që kanë proceduar deri tani.

Bojan Stojanovski

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com