Ratifikimi i Protokollit, Zaev: Nesër kam takim me kryeministrin spanjoll


Kryeministri i vendit Zoran Zaev në një intervistë për emisionin “Programi 200” nga Londra, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, foli edhe për ratifikimin e Protokollit nga ana e Spanjës, ku dihet se është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar, por kjo për çështje të brendshme të politikës spanjolle. Zaev tha se pikërisht nesër ka një takim me kryeministrin e Spanjës Sanches dhe do ta pyes edhe për detajet se kur Spanja do ta ratifikojë përfundimisht Protokollin për në NATO.

Nesër do të kem një takim me kryeministrin spanjoll Sanche Perez ku do ta pyes për detajet e mundshme të ratifikimit të protokollit. Jam i kënaqur që sot në Spanje më në fund u formua kongresi ose parlamenti spanjoll, por që edhe edhe kjo do të marr edhe kohën e vet deri sa të formohen të gjitha organet ligjvënëse për të ratifikuar edhe protokollin tonë për t’u bërë pjesë edhe në NATO-s dhe të formatizohet edhe kjo punë që ka ngelur pezull për çështje teknike.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com