Reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë, prej nesër mjegull nëpër fushëgropa


Reshjet e shiut gjatë ditës do të kalojnë në të dëborës në vendet më të larta, ndërsa gjatë natës edhe në vendet më të ulëta. Në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me mjegull nëpër fushëgropa, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot do të jetë mot me vranësira me reshje të shiut, kushte për paraqitje lokale të shiut të ngrirë, ndërsa në pjesët malore me reshje të dëborës. Gjatë ditës duke filluar nga pjesët veriore reshjet e shiut në vendet më të larta do të kalojnë në të dëborës. Në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës priten edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me mjegull nëpër fushëgropa. Temperatura minimale deri të premten do të bie në minus shtatë përkatësisht minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale deri në pesë përkatësisht tetë gradë Celsius. Të premten pasdite dhe të shtunën priten reshje lokale të shiut. Temperatura e ditës nga dita e shtunë do të jetë në rritje.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com