
Gjenerali Ded Prenga, i ftuar në emisionin “Terminal” të gazetares Aurora Sulçe, foli për tensionet në Lindja e Mesme dhe ndikimin që një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit mund të ketë edhe në vendet e rajonit.
Sipas tij, në situata të pasigurta ndërkombëtare qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake, veçanërisht për sa i përket furnizimeve bazë dhe ndikimit që mund të ketë rritja e çmimeve në treg.
I pyetur nga gazetarja se çfarë duhet të kenë qytetarët rezervë në shtëpi, Prenga theksoi rëndësinë e përgatitjes pa krijuar panik.
