Shpiket krevati për mbrojtje nga tërmeti

Shpikësi Wang Wenksi, ka projektuar një krevat që sipas tij mund të luajë rol të madh në mbrojtjen nga tërmetet. Shtrati mund t’ju shpëtojë jetën në rastet e tundjes së tokës, shkruajnë mediat e huaja. Kur sensorët e krevatit do të ndjejnë lëkundje, dysheku futet në një “sënduk” të sigurt. Mekanizmi është i projektuar në qendër të krevatit dhe sigurisht në atë formë që mos të dëmtohemi gjatë rënies. Ndërkohë, kapakët e “sëndukut” prej çeliku janë krijuar në mënyrë të tillë që të na mbajnë të sigurt derisa të mbarojë tërmeti. Krevati, do të ketë gjithashtu vend për mjetet e nevojshme, ujë dhe ushqim. Sigurisht, kjo është sfidë më vete për ata që janë klaustrofobikë.

Alsat

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com