Zaev: Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet


Delegacioni qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Zoran Zaev, sot para Mbledhjes së liderëve të NATO-s në Londër, kishte takim me ish-funksionarë të lartë dhe ambasadorë të Aleancës dhe BE-së, anëtare të Grupit të Ohrit.

“Me miq të përkushtuar dhe mbështetës biseduam për nismat e ardhshme të përbashkëta për afirmim dhe dukshmëri ndërkombëtare e Maqedonisë së Veriut, e cila së shpejti do të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Anëtarësimi në NATO është realizim i vendimit tonë strategjik sovran, të miratuar me konsensus në vitin 1993. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri dhe stabilitet, si parakushte kryesore për zhvillim dhe prosperitet ekonomik, si parakushte për zhvillim ekonomik dhe prosperitet i vendit tonë dhe qytetarëve në shoqëri të aleancës më të fuqishme në botë”, publikoi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Zaevi në Samitin e NATO-s në Londër është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com