Zgjedhjet në Kosovë, Ambasada amerikane kritikon listat zgjedhore me individë të akuzuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë.

“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane.

Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë para disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në gjykatat e Kosovës.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com